Raportohet se asamblisti i VV-së në Prishtinë është kapur me 10 mijë doza drogë në Shqipëri

Një operacion i madh i Policisë së Shqipërisë ka përfunduar me 5 presona të arrestuar, nën dyshimet se kanë poseduar 10 mijë doza ekstazi.

ABC News ka publikuar emrat e të arrestuarve dhe në mesin e tyre është edhe Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë.

“ABC News mëson emrat e pesë të arrestuarit në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi. Në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm”, thuhet në raportimin e mediave në Shqipëri.

“Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro”, thuhet në artikullin e mediave në Shqipëri.