Raportohet se një automjet me dinarë u ndalua në Jarinjë, Dogana: I udhëzuam t’i ndjekin njoftimet e BQK-së

Mediat serbe raportuan se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i tha Gazetës Express se në këtë pikëkalim kufitar u paraqitën disa persona si përfaqësues të “Komercijalna Banka” e cila është mbyllur.

Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur”, tha Stavileci.

Sipas tij, “këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme”.

“Të njëjtit janë udhëzuar që t’i ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjor”, tha Stavileci.