“Raportoni në favor të pushtetit” – Frashër Krasniqi kritikon moderatorët e RTK-ës

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ai me të nisur biseda ka pasur kritika të mëdha për mënyrën se si raporton RTK-ja.

“Sikur në këtë vend nuk ekziston opozitë e as akterë të tjerë që flasin dhe bëjnë për ditë deklarata dhe aktivitete për opoziten, kjo është një kritikë që kisha dashur ta adresoj Televizonit Publik prej studios juaj, duke shpresuar që nuk ma merrni për të keq”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha se po bëhet raportim i padrejtë në kurriz të opozitës.

“Nëse për 20 minuta e ki veç çka ka thënë kryeministri, presidentja, ministrja e punëve të Jashtme. Krejt kanë fol [opozita] përprocesin e dialogut, krejt partitë opozitare. Ka pasur konferencë, ka pasur aktivitet të PSD’së.

Në anën tjetër, moderatorët e emisionit janë përgjigjur duke deklaruar se një natë më parë e kanë pasur të ftuar Besnik Bislimin, dhe se i pasqyrojnë të gjitha organizimet e opozitës.