Rashit Qalaj i ashpër me Nuredin Lushtakun: Kush je ti me prek policin?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur rreth rastit të mesnatës mes datave 2 dhe 3 korrik.

Ai, teksa fliste për çështjen respektive, hodhi kritika të shumta ndaj Nuredin Lushtakut.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)

“Kam çdo respekt për të kaluarën e Nuredin Lushtakut. Personalisht nuk e njoh. Por, kush je ti me prek policin me gisht të vogël? Kush?”, tha ndër të tjerash Qalaj në Pressing.

Qalaj tutje shtoi se ngritja dorë në policin është ngritje dore ndaj shtetit, teksa nuk i amnistoi as rastet e së kaluarës.

Merret vendimi për Nuredin Lushtakun