Rasti me shpronësimin e pronave, Rama: VV-ja e PDK-ja po e shfrytëzojnë këtë kundër meje

I pari i Prishtinës, Përarim Rama ka thënë se vendimi për shpronësimin e pronave është vendim nga qeverisja e kaluar, i cili është kërkuar të vazhdohet edhe nga qeverisja e tij.

‘’Ministria e ka obligiuar Komunën që ta bëjë shpronësimin para qeverisjës tonë, po ashtu po them se krejt qa kemi ne në dorë është me negociu për mos me leju që me qenë nje pjese për mos me shkaktu problem për komunën, nuk përfudon cikli deri sa ministria e finanacve nuk e percakton vleren’’, tha Rama në një intervistë në RTV21

Rama gjithashtu përmendi faktin se nëse nuk respektohen të gjitha rregullat, atherë komuna edhe mund te paditet.

Rama tha se para çdo séance komunale të thirrur, analizohen të gjitha pikat e të gjithë drejtorave, teksa shtoi se këto paknaqësitë rreth shpronësnimit janë shfaqur para 6 jave, dhe sipas tij, kjo nga VV-ja dhe PDK po shfrytëzohet për dëmtim të imazhit.

‘Per 6 jave nuk pat problem askush, për një moment kur ne e preznatuam projektin e sheshit‘’Gjorxh Bush’’, atherë u vendos për me raportu nga grupi koha pasi që atyre nuk iu konevnon për parking, këtë po e shfrytzon VV e PDK kundër meje si kryetar’’, tha Rama.

Ai tutje shtoi se ka kërkuar nga Prokuroria që të zgjerohen hetimet, pasi që në këtë rast ka presione politike.

‘’Kam kërkuar nga Prokuroria që të zgjerohet ta shikojne pse Ministria e Pushteti Lokal kur e shpall të ligishme pse pas disa ditësh nga presioni e kthen vendimin e vet, duket se në shoqërinë tonë kemi presione politike, ka presion politik’’, tha Rama.

Rama tha se është i bindur se ‘’Në këto pika po shfrytzohet për demtim të imazhit tim, se qe 2 vjet po kryejmë punë të shumta në kryeqytet, punë që nuk i ka kryer askush’’.