Rënie drastike e temperaturave, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.

“E marte- Mot me diell dhe vranesira të shperndara.Vranesirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndersa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

E merkurë – Mot relativisht i fresket , Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

E enjte- Mot kryesisht i ngjajshem dhe pak më i fresket. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me të ditës së merkurë.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluar.Temperaturat mbeten të ngjajshme në të dy vlerat ekstreme.