Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore në vitin 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar fitimin e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2022.

Ajo ka bërë me dije fitimi i këtyre ndërmarrjeve gjatë këtij viti 101,41 milionë euro.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në vitin paraprak fitimi i këtyre ndërmarrjeve ka qenë shumë më i vogël.

“101,41 milionë euro fitim në Ndërmarrjet Publike Qendrore të Republikës së Kosovës në vitin 2022! Në mbledhjen e fundit të Qeverisë miratuam Raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022. 17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021. Dita ditës, fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet, performanca e tyre po përforcohet e shërbimet e tyre po përmirësohen!”, ka shkruar Rizvanolli.