Rohde: Kontingjenti gjerman i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe dhe siguri në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se kontingjenti gjerman i shtuar në KFOR, nënvizon përkushtimin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në platformën ‘X’, me rastin e përkujtimit të ushtarëve të NATO-s të cilën humbën jetën gjatë ndërhyrjes humane kundër gjenocidit serb në Kosovë.

”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda @NATO_KFOR, nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka shkruar ambasadori gjerman në ‘X’.