Rohde: Sarrazin i tregoi Kurtit se çfarë duhet të bëjë Kosova

Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar një status, në të cilin ka folur për vizitën në Kosovë të Manuel Sarrazin, i dërguar i posaçëm i Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Rohdes, Sarrazini, në takimin me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, ka treguar se çfarë Kosova duhet bërë për të përparuar drejt integrimeve euroatlantike.

“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!” – ka shkruar Rohde.