Rrahja në Shtërpcë me pasojë vdekjen, dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja.

Viktima ishte sulmuar të premten e kaliuar, më datë 8 dhjetor, derisa ka ndërruar jetë të marten më 12 dhjetor, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj mosmarrëveshje.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima dhe sulmuesi janë të nacionalitetit serb.