Rrahje afër xhamisë së fshatit në Ratkoc të Rahovecit, një i arrestuar

Një ngatërresë mes dy persona ka ndodhur dje afër xhamisë së fshati Ratkoc të Rahovecit, në orët e mbrëmjes.

Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ka eskaluar në sulm fizik, me ç’rast lëndime ka pësuar një 35-vjeçar.

I dyshuari A.H., po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Liberalizimi i vizave, ky është parashikimi i ‘frikshëm’

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e 35-vjeçarit.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.