Rregullorja e re e BQK-së hyn sot në fuqi

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) hyn në fuqi sot.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi dje gjatë një konference për media, shkruan Arbresh.info

Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend si dhe sipas tij, BQK synon zbatimin e çdo sistemi monetar.

“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislimi.

Kujtojmë se rregullorja e re e BQK-së parasheh që monedha e vetme që mund të përdoret në Kosovë për pagesa me para të gatshme është euro.