“Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” – Mësohen akuzat që rëndojnë mbi njërin prej serbëve të arrestuar në Jarinjë

Gjatë orëve të mesditës, gazeta raportoi mbi arrestimin e një serbi në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Ndërkaq, nuk shkoi shumë dhe redaksia jonë ka mësuar edhe detajet e akuzave, përkatësisht dyshimeve që rëndojnë mbi të arrestuarin që ka qenë në kërkim, Slobodan Miletic.

I njëjti, gjithnjë sipas procesverbalit të siguruar nga Paparaci akuzohet se ka organizuar “Bashkim për veprimtari kundër Kushtetuese”, “Sulm ndaj personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me t’u kontaktuar Prokurori nga Prokuroria Speciale, atij i është paraqitur masa e ndalimit 48-orësh.

Hetuesit nga departamenti i Krimeve të Rënda janë duke kryer edhe më tutje hetime rreth rastit në fjalë, teksa kujtojmë faktin se i njëjti bashkë me serbë të tjerë të përfshirë ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës që kanë qenë të angazhuar në mbrojtje të institucioneve të Republikës në Zveçan.