Rrëzohet propozimi i Bashës për t’i dhënë Kosovës 50 milionë euro për ndihmë ushtarake

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kundër amendamentit të propozuar nga Lulzim Basha i PD-së.

Ky amendament, kishte për qëllim dhënien e 50 milionë eurove për Republikën e Kosovës, si ndihmë ushtarake.

Kjo seancë plenare ka zgjatur vetëm 21 minuta, duke marrë parasysh se opozita me zhurmues në sallë kanë bllokuar punimet.

Pas kësaj Basha dhe deputetët e tjerë janë larguar nga salla.