Rriten shtesat për fëmijë, e konfirmon kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë rritur shtesat për fëmijë.

Për fëmijët e parë dhe të dytë do të jenë nga 20 euro për secilën fëmijë, ndërsa për ata që kanë nga 3 fëmijë do të jenë nga 30 euro për muaj”, tha Kurti në konferencë për media.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha mbi 403 mijë marrin shtesa.