Rrokulliset vetura në rrugën Shtime-Suharekë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Carralevë të Shtimës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit. Një automjet kombi është përplasur me një veturë.

Policia e Kosovës ka thënë se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Në ora 17:30 është raportuar për një aksident trafiku në Carralevë, në rrugën Shtime-Suharekë. Patrullat e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prizrenit kanë dalë në vendngjarje dhe nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se në aksident janë të përfshira dy automjete civile, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet”, kanë bërë të ditur nga Policia.