Rron Gjinovci: Qeveria me 50.2% duhet m’i zgjidhë rastet, jo m’u anku për mosfunksionim të sistemit

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar reagimet e disa ministrave të Qeverisë, të cilët po kritikojë Prokurorinë, për mosveprim.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka respekt për disa ministra që e kanë denoncuar korrupsionin, ku ka shtuar se qeveria me 50.2% duhet me i zgjidhë ato raste, e jo mu anku në mosfunksionim të sistemit.

Ai tutje duke ironizuar ka thënë “Çka po thuni me bo, a t’dal une t’i çliroj pronat e uzurpume?

Postimi i plotë:

Me gjithë respektin për disa ministra të VV që e kanë denoncu korrupsion, duhet me thanë që qeveria me 50.2% duhet me i zgjidhë ato raste, jo me u anku te na për mosfunksionim të sistemit. Çka po thuni me bo, a t’dal une t’i çliroj pronat e uzurpume.