Rreth 100 persona dyshohet të jenë helmuar në Kaçanik nga uji i pijes, shikoni çka thotë kreu i komunës

Rreth 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji në Komunën e Hanit të Elezit.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Ai ka thënë se ka dyshime se janë helmuar nga uji, derisa saktësisht ende nuk dihet dhe kjo mund të dihet pas rezultatit të analizave nga IKSHPK.

BIK-u tregon numrin e kurbanëve të therur ditën e Bajramit

“Rreth 100 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në QMKF, për shkak të dyshimit të helmimit. Dyshohet për helmim me ujë por që ende nuk dihet. Simptomat janë barkqitje, vjellje.

Ende nuk dihet saktësisht derisa të dalin analizat. IPSHK është njoftuar dhe pas rezultatit të analizave mund të dihet saktë se çfarë po ndodhë. Pacientët kanë marrë infuzione dhe më pas janë liruar nga spitali, kanë shkuar në shtëpi”, tha Ballazhi.

Kujtojmë që javën e kaluar në komunën e Kaçanikut u helmuan nga uji rreth 200 persona, të ciëlt po ashtu morën trajtim mjekësor.