Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari” i cili po bartte pasagjerë nga Zvicra

Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky aeroplan po bartte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në kryeqytetin Prishtinë.

Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

Rreth 11 mijë raste aktive, Ministria e Shëndetësisë flet për masat anti-COVID

“Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

Burime e portalit thanë se kjo kompani për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.

Aksident mes gjashtë veturave në kufirin Hungari – Serbi, në mesin e tyre të përfshira edhe ato të mërgimtarëve tanë