RTK ia ndaloi transmetimin, Adelina Ismaili shpërndan në Facebook emisionin me hoxhën

Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” emisioni me hoxhë Drilon Gashi të cilin nuk ia transmetoi RTK.

Moderatorja njoftoi ditë me parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.

Ndaj, këtë emision ajo ka vendosur ta shpërndaj vetë.

Në një shkrim në Facebook, artistja theksoi se meriton të dëgjohet edhe një aspekt i moderuar i fesë islame.

Ky emision ishte ndaluar për transmetim pasi i ftuari, hoxhë Drilon Gashi kishte një proces gjyqësor me bashkëshorten e tij për dhunë në familje.