Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Rukiqi i LDK-së për Kurtin: Kryemanipulator

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar mbrëmjen e së shtunës disa statistika rreth rritjes ekonomike në vend. Krejt kjo, sipas zyrtarit të LDK-së, Berat Rukiqi është manipulim.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Kurtin “kryemanipulator”.

“- Lavdohet me deficit te ulet buxhetor: I ka bllokuar 700 milione euro ne Thesar dhe e ka sjell sektorin privat, buze kolapsit, duke mos investuar ne asnje projekt. Per me shume i ka sjellur vendit sanksione (500 milione euro me pak per ekonomine e vendit). Nese e ka nis qeverisjen me 10.7% rritje ekonomike, rritje per te cilen krekoset çdo dite, edhe pse nuk e ka asnje merite te vetme per te, pse nuk po na tregon si na erdhi puna qe kete vit do ta perfundojme, pak me shume se 2% rritje ekonomike, me e uleta ndonjehere, perjashto recesionin e vitit te pandemise.” – ka shkruar ai.

Rukiqi ka folur edhe pasi kryeministri përmendi inflacionin dhe krahasoi rritjen e eksporteve.

Postimi i plotë:

Manipulator-in-Chief: Kryeministri i vendit

– Lavdohet me deficit te ulet buxhetor: I ka bllokuar 700 milione euro ne Thesar dhe e ka sjell sektorin privat, buze kolapsit, duke mos investuar ne asnje projekt. Per me shume i ka sjellur vendit sanksione (500 milione euro me pak per ekonomine e vendit). Nese e ka nis qeverisjen me 10.7% rritje ekonomike, rritje per te cilen krekoset çdo dite, edhe pse nuk e ka asnje merite te vetme per te, pse nuk po na tregon si na erdhi puna qe kete vit do ta perfundojme, pak me shume se 2% rritje ekonomike, me e uleta ndonjehere, perjashto recesionin e vitit te pandemise.

– E permend inflacionin e nje muaji te vetem. E ka zgjedh muajin korrik te ketij viti. Nuk e ka zgjedh Gushtin, kur prape kemi rritje te çmimeve, trend i vazhduar edhe ne muajin Shator. Kryeministri duhet te na tregoj dicka tjeter per inflacionin: Ate qe e kemi blere me 100 euro para 1 viti, sot nuk mund ta blejme as pee 130 euro. Pavaresisht, qe qytetaret jane goditur direkt nga rritja e çmimeve, Kryeministri dhe ministrat e tij te paafte, nuk e kane ndermarre asnje mase te vetme, per t’i ndihmuar qytetaret ne perballimin e krizes se rritjes te çmimeve

– Krahason rritjen e eksporteve me vitin 2020. Njejte ben edhe per Investimet e Huaja. Viti 2020 ka qene vit i pandemise. Gjitheçka qe krahasohet me ate vit, del ma mire. Çdo numer qe krahasohet me 0 ose me -, del pozitiv. Eshte mediokritet te behen krahasime te tilla e te na shiten si sukses. Trendi i eksporteve eshte ne renie kete vit (shih raportet e ASK), si pasoje e mungeses te politikave publike dhe sanksioneve nga BE.