Rukiqi: Qeveria do të përdorë rritjen e koeficientit në fund të mandatit për të blerë votat e njerëzve që i ka varfëruar

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se shkaku i mosveprimit të Qeverisë për rritjen e koeficientit për gati 4 vjet, rreth 30 mijë qytetarë i janë shtuar listës së personave të varfër.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rukiqi ka thënë se kësaj Qeverie nuk i intereson jetesa e qytetarit, por vetëm kalkulimet për vota.

Sipas tij Qeveria tani krejt në fund do të përdorë buxhetin për rritjen e koeficientit, por vetëm për t’i blerë votat e atyre personave që janë varfëruar gjatë mandatit të Kurtit.

“Qeveria në kohën kur është bërë thirrje vazhdimisht që të zbutet gjendja e vështirë që e kanë pasur qytetarët për të përballuar koston e jetesës, nuk ka vepruar gati për 3 vite me gjithë thirrjet të cilat kanë qenë edhe në Parlament edhe nga njohësit e ekonomisë edhe nga i gjithë spektri i partive politike, që kanë dërguar propozime”, ka thënë Rukiqin.