Rukiqi: Si pasojë e keqqeverisjes, qytetarët e vendit kanë 26 % më pak të hyra

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se si pasoj e keqqeverisjes aktuale qytetarët e vendit kanë 26 për qind më pak të hyra në xhepat e tyre.

Sipas Rukiqit, e gjithë puna e kësaj qeveria mund të përshkruhet me fjalën “shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë”, kjo pasi sipas tij, kjo qeveri erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara e ka krijuar nepotizëm.

Ai ka theksuar se qeveria është duke manipuluar e hiperbolizuar me të dhënat për indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik.

“Me një fjali, shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë. Do të thotë ka pasur shumë fjalë e pothuajse punë farë. Kjo është mendoj kategorizimi më i mirë për këtë qeverisje e cila erdhi me prioritete të tjera e përfundoj në prioritete të tjera. Erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara, krijoj nepotizëm. Qeveri u shndërrua në atë sallën e madhe të dasmave. Nëse e marrim thënjen e kryeministrit që për kushëri, familjarë janë dasmat dhe ahengjet, realisht nëse kështu metaforikisht e shohim qeverinë si objekt, mund të them me plotë përgjegjësi që qeveri është shndërruar në vend te ahengjeve dhe të dasmave. Për shkak se i vetmi punësim që ndodhi, ndodhi punësimi i njerëzve të afërt me partinë në pushtet. Realisht pjesa tjetër pastaj lidhet me shumë anomali, edhe në mënyrën se qysh prezantohen indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik. Nëse këta e konsiderojnë që një pjesë e votuesve edhe nuk i merr veshe, ose nëse mendojnë se ai avazi i manipulimit të masave me premtime dhe me hiperbolizime të situatave ka funksiono, kjo mënyrë e manipulimimit të të dhënave është bajate dhe është një tendencë e varfër për me shit mjegull, për gjendjen faktike që ekziston, është e kundërta”, ka thënë ai./IO