Sa kushtojnë sondazhet që nxjerrin “partitë fituese” të zgjedhjeve?

Emisioni “Debat Plus” nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Por sa kushton një sondazh?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro.

Sipas Haradinaj më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë.