“Sa më parë zgjedhje të reja, aq më mirë për Kosovën”: Tahirit i AAK-së me video adresim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një videoadresimi shprehet se si do që të jetë për zgjedhje të reja – qoftë të parakohshme apo të rregullta – ato do të jenë në vitin 2024.

Madje, ai thotë se “sa më shpejtë…aq më mirë”:

Adresimi i Tahirit:

Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve.

Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet.

Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.