Sabri Fejzullahu befason Çun Lajçin në shesh: E dëgjoi duke kënduar dhe ia la disa moneta mbi libra

Çun Lajçi ka publikuar një video ku shihet ai duke kënduar në mes të sheshit në Prishtinë.

Ai është befasuar nga këngëtari Sabri Fejzullahu i cili për disa sekonda qëndroi në këmbë, pas tij, dhe e dëgjonte duke kënduar.

Më pas, Lajçi kthehet mbrapa dhe e kupton që është Sabri Fejzullahu.

“Aaa Sabri, ec këtu, ta hëngsha synin”, i thotë Lajçi Fejzullahut dhe përqafohen.

Lajçi tregoi se Fejzullahu ia la disa moneta mbi libra: një të gjelbër dhe dy blu.

Lajçi ka shkruar se Fejzullahu i tha “populli është me ty, jo kuajt e pushtetit”.