Sali Berisha mbush 79 vjet, i adresohet mbështetësve me një video

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot feston 79 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast ai ka publikuar një video në llogrinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku i falënderoi të gjithë familjarët, shokët, qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

Ai u shpreh se në këtë përvjetor ndihet i motivuar dhe besimplotë.

“Sot jam 79-vjeç. E nisi kështu një ditë tjetër në vjeshtën e bukur të jetës sime. Lavdi Zotit ndjehem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj”, u shpreh ndër tjera Berisha.