Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Kurti mungon për arsye objektive

Këtë të enjte, në Tiranë po zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

Nga Kosova, nuk merr pjesë kryeministri Albin Kurti. Gjatë mbarimit të fjalës publike për mediat, kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se Kurti mungon për arsye personale.

“Këtu përfundon pjesa publike për median. Ne do të vazhdojmë me deklaratat e udhëheqësve. Më lini t’ju them paraprakisht se për shkak të arsyeve objektive, kryeministri i Kosovësa nuk është i pranishëm”, theksoi Rama.

Rama deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë paqe për të punuar për begati, pasi në të kundërt, mungesa e begatisë do të bëjë që të humbet paqja.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë, por se vendet e rajonit duhet të jenë më të gatshëm se kurrë që të ndihmojnë veten.

Ndërkaq Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi tha në Samit se Tirana është tashmë pikë takimi për gjithë rajonin.

Ai ka theksuar se plani i rritjes ekonomike është ambicioz dhe ka ngelur gjysma e kohës për të vënë në zbatim./abcnews.al