Sanduloviq: Përfaqësuesit e mi ligjor, do t’i gjejnë dhe ndëshkojnë kriminelët e BIA-s që më rrahën

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq ka publikuar një foto nga dhoma e tij e gjumit, aty ku po qëndron shtrirë që nga dita kur u lirua nga paraburgimi në Serbi.

Ai po rikuperohet nga lëndimet që mori nga rrahja dhe maltretimi që iu bë sic thotë ai zyrtarët e BIA-s serbe.

Sanduloviq mbrëmë është vizituar nga një avokat nga Londra. Michael Polak bashkë me avokatin serb Cedomir Stojkoviq do të drejtojnë ekipin ligjor që sot do të paraqesin një kallëzim penal kundër disa oficerëve të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA) për krimin e keqtrajtimit dhe torturës të kryer me rrahjen e tij në fillim të janarit të këtij viti.

“Përfaqësuesit do t’i gjejnë dhe ndëshkojnë vrasësit dhe kriminelët e BIA-s që tentuan të më vrisnin!”, ka shkruar ai.