Sarrazin: Lajçak po mundohet të ofrojë zgjidhje, jo çdo vendim relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur sot për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sarrazin tha se agjenda e dialogut është shumë e qartë dhe sipas tij, palët duket të dakordohen lidhur me atë se çfarë duan të diskutojnë.

Ai po ashtu u shpreh se jo çdo vendim që është relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog.

Agjenda e dialogut është shumë e qartë dhe natyrisht palët duket të dakordohen lidhur me atë se çfarë duan të diskutojnë, por në përgjithësi qasja e dialogut duhet të jetë konstruktive dhe të matet nga fleksibiliteti që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.

“Unë e di se Lajçak dhe ekipi i tij janë aty duke u mundur për të ofruar zgjidhje dhe për t’i përfshirë edhe palët. Nuk do kisha thënë që çdo vendim që është relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog”, theksoi ai në Klan.