Sejdiu: Koha nuk pret, është e rëndësishme për ne që të ulen gjakrat

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku ka thënë se koha nuk pret më.

Në një lidhje direket në Euronews Albania, Sejdiu ka thënë se është tepër e rëndësishme që të ulen gjakrat dhe të evitohen rreziqet, në mënyrë që Serbia të kuptojë që Kosova është shtet i pavarur.

Ndër të tjera ai ka thënë se do tejzgjatje të dialogut, por që qytetarët në veri duan rehati.

“Koha nuk pret, është e rëndësishme për ne që të ulen gjakrat. Është tepër e rëndësishme që të evitohen rreziqet dhe Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka integritetin e saj, që ka partnerë që e ndihmojnë në mbrojtjen e këtij integriteti për të mos pasur rënie apo rrëshqitje në atë që e dëshiron të konflikteve të reja dhe se vija kufitare e Kosovës që shënon thjesht territorin e saj, është e pacenueshme. Qytetarët e pjesës veriore duan rehati e qetësi. ”-tha Sejdiu.