Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve në Gjilan.
Kjo erdhi nga hetimet e policisë për të dyshuarin R.D i cili dyshohet për veprën ‘’Dhunë në familje’’. Pas bastisjes së të dyshuarit janë gjetur armët që ai i ka poseduar.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njofitm.
Njoftimi i plotë:
Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin Gjilanit kishte ushtruar dhunë në familje, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
Një (1) revolver e llojit Magnum 357,
Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357
Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,
Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm
Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm
Një (1) revolver pa numër serik
Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm
Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm
Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse
Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm
I dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’