Senatorët amerikanë arrijnë në Presidencë, nisin takimin me presidenten Osmani

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, kanë arritur në Presidencë, ku janë pritur nga Presidentja Vjosa Osmani.

Gazetari i T7, Genc Godanci, ndodhet atje prej ku ka dërguar pamje ku shihet Osmani me dy senatorët. Takimi mes tyre është paraparë të fillojë në orën 09:15.

Në takim po merr pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Përvec me Osmanin, senatorët do të zhvillojnë takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.