Serbët e RS-së provokojnë nga Srebrenica me simbole nacionaliste, aty shihet harta e Kosovës

Disa serbë të Republikës Serbe që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë provokuar rëndë nga Srebrenica, vendi mbi të cilin Serbia ka kryer gjenocid gjatë luftës në BeH.

Një grup serbësh atje para tabelës informuese që tregon hyrjen për në Srebrenicë, kanë ngritur pankarta ku shihet flamuri i Kosovës. Dy pankarta të ndryshme njëra me hartën e Kosovës e veshur me ngjyrat e flamurit serb mbi të cilën shkruhet “Nuk ka dorëzim” dhe tabela tjetër e zezë poashtu me hartën e Kosovës ku shkruhet “të fortit”.

Nuk mungon as simboli i tre gishtave, që sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.

Këta serbë zgjodhën Srebrenicën për të përcuar këto provokime ose siç njihet Tragjedia e Bosnjës, pasi kjo pjesë njihet për krimet luftës që Serbia ka kryer në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Shkorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid (popullvrasje)