Serbët e veriut kundërshtojnë targat RKS, kërcënime nëpër vetura

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar sërish mbrëmë, pasi që në automjetet e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kanë bartur në kokë shamia, kapela dhe të ngjashme, për t’u mos identifikuar, pasi që i tërë veriu është i mbuluar me kamera.

Tragjedi në Zvicër, kosovarja plagoset rëndë nga bashkëshorti, më pas ai vrau veten

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Bratisllav Radoviq, ka thënë se policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat siç tha ai, janë kundër ligjore.

Anulohet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët