Serbët e veriut të Kosovës kundër pjesëmarrjes në procesin e regjistrimit të popullsisë

Serbët e veriut të Kosovës janë shprehur kundër pjesëmarrjes në procesin e regjistrimit të popullsisë nga datat 5 prill deri 17 maj 2024.

Banorët shprehen kundër idesë së regjistrimit pasi nuk bien dakord me politikat e Albin Kurtit dhe se shpresojnë se do të bëhen pjesë e regjistrimit të organizuar nga vetë shteti serb.

Nenad Trifunoviç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, tha se popullata e kësaj pjese ka mosbesim të madh ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, për këtë arsye dyshon se nuk do të ketë fare regjistrim të popullsisë në veri.

Pyetja e vërtetë është nëse do të ketë fare regjistrim të popullsisë në veri të Kosovës. Është mosbesim i madh ndaj pushtetit në Prishtinë, sepse masat të cilat i kanë ndërmarrë muajt e fundit në veri, kanë shkaktuar mosbesim jashtëzakonisht të madh dhe unë nuk besoj në këtë regjistrim dhe mendoj se ky është mendim i të gjithë qytetarëve në katër komunat me shumicë serbe. Do të mbetet për një kohë tjetër, me siguri deri të arrihet një marrëveshje politike, nëse fare do të ketë marrëveshje’, thotë Nenad Trifunoviç, qytetar nga Veriu i Mitrovicës.

Darko Popoviç, një qytetar tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës, u shpreh kundër pjesëmarrjes së tij në këtë proces, madje edhe nëse dënohet me gjobë.