Serbi që ka studiuar gjuhën shqipe: Kam bindje tjera nga shumica e serbëve, kam shoqëri gjithandej në Kosovë

Tomisllav Perushiq, serbi që ka studiuar gjuhën shqipe dhe punon si përkthyes në Kosovë, për lajmi.net ka folur për raportet me shqiptarët e Kosovës.

Ai ka thënë se shoqëria kosovare e ka pranuar mirë.

“Shoqëria kosovare ose shqiptarët, më kanë pranu shumë mirë kur jom ardhë me jetu në Kosovë. Që dy vjet jam këtu, punoj si përkthys. Mbaj mësime private në gjuhë shqipe dhe gjuhë serbe. Jetoj e punoj me shqiptarë”, ka thënë ai.

Perushiq ka thënë se ndodh të paragjykohet, kryesisht nga ata që nuk e njohin.