Serbi sulmon serbin për një rrugë në Leposaviq

Është arrestuar një serb nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje për një rrugë sulmoi ka sulmuar fizikisht një serb tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Leshak të Leposaviqit, ndërsa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore.

Pasi u intervistuan palët, rasti i cili u cilësua “Lëndim i lehtë trupor”  vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia.