Serbia fillon dramën: E quan provokim pajisjen e Policisë së Kosovës me armë të gjata

Edhe siç pritej, Serbia po pretendon se është provokuar dhe se është e rrezikshme për tensione pajisja e Policisë së Kosovës me armë të gjata.

Këto deklarata, sipas “REL” i ka bërë ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq i cili citohet të ketë thënë se një zhvillim i tillë është “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”.

Ai tutje raportohet të ketë thënë armët e gjata nuk përdorën për patrulla të rregullta e as për kontrolle të qytetarëve.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për arritjen e kontingjentit të armeve të gjata për Policinë e Kosovës.

Ai tregoi se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Kosovës do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.

Sipas tij, kjo do të mundësojë një ambient më të qet dhe më të sigurt.

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.