Sfida tejet interesante në Superligë

Tri ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në elitën e futbollit kosovar.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Klinë, aty ku do të luajë kampioni aktual, Ballkan, shkruan Futbollikosovar.net

Trepça’89 do të jetë nikoqire e Gjilanit, kurse Drenica mirëpret Malishevën.

Kujtojmë se sfidat fillojnë nga ora 13:00, kurse ne do të raportojmë drejtpërdrejt.