“SHBA t’i marrë frenat në dialogun Kosovë – Serbi”

Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas tij pas këtyre zhvillimeve, SHBA-ja duhet t’i marrë frenat në dialogun Kosovë – Serbi.

“SHBA-ja duhet ta marrë rolin në dialog, që 15 vite jemi futë në këtë dialog dhe spo dhezë, shko kthehu, ska kurgjo, pa dorën e forcën e SHBA-ve nuk mundim t’i mbyllim këto tema, prandaj po them se duhet SHBA-ja ti merr frenat në dorë dhe ta përmbyllim këtë temë, por që është Vuçiqi mbrapa nuk kam dilema”, tha ai.