“Shef, a bën një kafe me pluhur” – mërgimtarët rahovecas trajtohen çnjerëzisht në pikë të mëngjesit

“Llug” te Kafet e Palestrës në Rahovec.

Situatë aspak e këndshme te palestra e qytetit, përkatësisht pranë lokaleve aty, shkruan 07 Press.

Kjo pasi, kompania e kontraktuar nga organet komunale po kryen punimet e parapara, por në kohë aspak të përshtatshme.

Numër i madh i tyre që gjendeshin pranë kafiterive pranë, shprehën mllefin e tyre me pluhurin e krijuar.

Shpresojmë që autoritetet të gjejnë kohë më të përshtatshme për të punuar, e jo në pikun e pushimeve për mërgimtarët.