Shefi i NATO-s: I mirëpresim masat e Kosovës për shtensionim në veri, e mbështesim procesin e dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se i mirëpret hapat e fundit të Kosovës që i ka marrë për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Ai, në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, theksoi se e mbështet edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë. Trupat tanë të KFOR-it janë sulmuar këtë vit duke lënë 93 prej tyre të lënduar, disa në masë serioze, kjo është plotësisht e papranueshme, stabiliteti i rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varen nga të gjitha palët që i respektojnë betimet ekzistuese”.

“NATO-ja e konsideron këtë të ketë rëndësinë më të lartë dhe kërkon këto të respektohen. Në përputhje me zotimet e Prishtinës nga viti 2013, çdo lloj zbarkimi i FSK-së kërkon pajtimin e KFOR-it dhe presim konsultime me kohë dhe kuptimplotë në çfarëdo lloj zbarkimi që mund të ndikojë në siguri”.

“Për situatën e fundit në veri të Kosovës NATO ka zbarkuar qindra trupa dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën për të përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të rregullt dhe liri të lëvizjes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg