Shi edhe sot, temperatura maksimale arrin deri ne 14 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, njofton IHMK.