Shifrat zyrtare: Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori

Të paktën 34,388 palestinezë janë vrarë dhe 77,437 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Shifrat janë bërë të ditura nga ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 32 viktima dhe 69 të plagosur.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk bëri thirrje të martën për hetime të pavarura, efektive dhe transparente për vdekjet.

Edhe Bashkimi Evropian ka mbështetur thirrjen e OKB-së për një hetim të pavarur, pasi më shumë se 300 trupa janë nxjerrë pak ditë më parë nga dy varre masive në spitalet në Gaza pas tërheqjes së forcave izraelite.