Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e Ballkanit kundër Sivassporit

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar të mërkurën se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sivassporit.

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës turke, të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, që do të jetë i mbushur plotë.

Kampioni i Kosovës momentalisht kryeson Grupin G, ndërkaq kanë mbetur gjithsej edhe tre ndeshje për tu zhvilluar.

Ndeshjen e fundit kundër Sivassporit, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3:4.