Shiu i madh në Kosovë, FSK e gatshme për ndërhyrje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar situatën në terren.

Ai me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se FSK-ja është e gatshme me krejt kapacitetet e saja që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“FSK si gjithherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, shkroi Mehaj.