Shkeli urdhrin mbrojtës duke i shkuar ish-gruas tek shtëpia, arrestohet

Në qytetin e Gjakovës është arrestuar një burrë.

I dyshuari është raportuar nga ish-bashkëshortja se ka shkelur urdhrin mbrojtës pasi ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar.

“I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje.