SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€.

Po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur.

Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat. Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës.