SHKK parandalon futjen e narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

SHKK përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se gjatë pranimit të njërit prej të burgosurve në rrobat e tij kishin gjetur sasi të dyshuar të narkotikëve, transmeton klankosova.tv

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve” – shkruhej në njoftim.

Bëhet e ditur se, lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.